Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministrja Gexha dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Kajári bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

U. D. Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur në takim mikpritës komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor Ferenc Kajári.

 Ajo i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin e KFOR-it në mbështetjen e vazhduar ndaj komuniteteve në Kosovë dhe asistencën e ofruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.

 U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve.

 Ministrja Gexha dhe Gjeneralmajori Kajári kanë vlerësuar se vaksinimi kundër Covid-19 dhe zbatimi i masave parandaluese nga përhapja e virusit është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.