Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Miratohen masat e reja kundër COVID-19

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Masat e ndërmmara sot, bazuar në të dhënat aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimet e IKSHPK-së kanë për qëllim kryesor ruajtjen e shëndetit publik si dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Masat janë proporcionale me rreziqet shëndetësore të shkaktuara dhe të përshtatshme me rrethanat e kohës dhe vendit, si dhe të bazuara në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Këto masa mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur.

Masat kundër COVID-19 – 24 9 2021