Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Mjekësia familjare – prioritet i Ministrit Vitia

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, priti sot në takim, z. Johnny Lyon Maris nga Kolegji Mbretëro i Britanisë se Madhe,  RCGP, të cilët mbikëqyrin programin specialistik të Mjekësisë Familjare në Kosovë, program specialistik i vetëm i akredituar ndërkombëtarisht.

Gjat takimit me ekspertin e Kolegjit Mbretëror të Britanisë se Madhe,  Ministri Vitia ka theksuar prioritetin për fuqizimin e konceptit të Mjekësisë Familjare si dhe prioritetin për shpalljen e konkurseve për shkollim specialistik.

Eksperti  nga Kolegji Mbretëror i Britanisë se Madhe, z. Johnny Lyon Maris ka shprehur gatishmëri në bashkëpunim në fushën e cilësisë, konkretisht  për udhërrëfyesit dhe protokollet klinike për Kujdesin Parësor Shëndetësor.