Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

“Mjekët familjar, gjithmonë aty për t’u kujdesur”, shënohet Dita Botërore e Mjekut Familjar

Me moton: “Mjekët familjar, gjithmonë aty për t’u kujdesur”, Ministria e Shëndetësisë shënon Ditën Botërore të Mjekut Familjar, ditë e cila shënohet në gjithë botën. Dita Botërore e Mjekut Familjar është ditë e veçante për të njohur rolin qendror të Mjekut Familjar në ofrimin e kujdesit shëndetësore personal, gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm për të gjithë pacientët.

Dr. Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë, me rastin e Ditës Botërore të Mjekut Familjar, në fillim të këtij eventi shprehu ngushëllimet me të sinqerta në emrin e tij dhe të Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe theksoj se gjithmonë do t’i përkujtojnë humbjet e jetëve të profesionistëve shëndetësore gjatë pandemisë Covid-19, e në mënyrë të veçantë shprehu mirënjohjen e përulësin me të madhe për mjekët familjare që humbën jetën gjatë përkujdesjes me pacient në luftën me Covid -19. “Si mjek familjare dhe si zëvendësministër unë po vë në pah në Kabinetin e Ministrisë së Shëndetësisë, fuqinë dhe ndikimin që ka mjekësia familjare, ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale të kujdesit parësore shëndetësore si gurthemel i një sistemi cilësore dhe i cili është me efikas në përmirësimin dhe kujdesin e shëndetit të popullatës në Republikën e Kosovës, pra se sa e rëndësishme është investimi në të”, tha zëvendësministri Berisha.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë përkatësisht Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar fuqishëm dhe po ndërmerr hapat e nevojshëm për të fuqizuar në praktik implementimin e konceptit të mjekësisë familjare, duke filluar me plotësimet e nevojshme në legjislacionin e shëndetësisë gjatë vitit 2022 me: Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 04/L- 125 për Shëndetësi, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 04/L-249 për Sigurime Shëndetësore, Përcaktimin e kritereve të Listës së pacientëve dhe zoonimi me të cilat jemi në përfundim të përmbylljes në aspektin ligjor dhe të fillojmë me zbatimin e tyre, etj.

Duke qenë se mjekësia familjare përfshin rreth 80% të dhënies së shërbimeve shëndetësore nga të tri nivelet e kujdesit shëndetësore, zëvendësministri Berisha, tha se mjekësia familjare është specializim që trajton pacientët me larminë me të gjerë të problemeve shëndetësore të pacientëve. Në festimin e ditës botërore të Mjekut Familjare, zëvendësministri Berisha e përfundoj fjalimin e tij me thënien “Të jesh Mjek Familjare do të thotë , kujdesi për pacient gjatë gjithë jetës”.