
Me ambasadorin e Holandës, Robert Bosch

Me Drejtorin e Zyrës së Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë, Samuel Waelty

Me Drejtorin e Zyrës së Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë, Samuel Waelty
Prishtinë, 28. 03. 2011
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani ka takuar sot pasdite Ambasadorin e Holandës në Kosovë, z. Robert Bosch .
Në këtë takim, Ministri Agani ka marrë urimet e Ambasadorit Bosch për emërimin Ministër i Shëndetësisë.
Në takim janë këmbyer informata për progresin e mbështetjes së Kosovës nga ana Qeverisë së Holandës dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë.
Në një takim tjetër, Ministri Ferid Agani, ka pritur edhe Drejtorin e Zyrës së Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë, z. Samuel Waelty.
Në këtë takim është biseduar për mundësitë e tjera të bashkëpunimit midis kësaj Zyre dhe MSH-së, me theks të posaçëm në lëmin e Shëndetit Mendor.