Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Monitorohet niveli i higjienës në Qendrën Klinike

Në këto inspektime është vërejtur se është ngritur niveli i higjienës, por janë evidentuar edhe mangësi dhe probleme që varen edhe nga investime  kapitale (sidomos nyjet sanitare), sikur edhe mangësi dhe probleme që duhet thjesht menaxhim më i mirë.

Inspektimet po bëhen pa asnjë problem.

Sipas raporteve të inspektorëve, menaxhmenti QKUK-së që nga dita e parë kur kanë nisur inspektimet ka marrë masa të menjëhershme duke alarmuar të gjithë përgjegjësit dhe menaxherët e klinikave, për ngritje dhe përmirësim të menjëhershëm të gjendjes se përgjithshëm të higjienës për të gjitha klinikat.

Tashmë punëtorët shëndetësor dhe jo shëndetësor (nga kompania “Krasniqi”) e kanë shumë të qartë se MSh nuk do lejojë që në raste kur gjykohet se faktori njeri nuk e kryen detyrën si duhet, t’i  shpëtoj situatave kur niveli i higjienës nuk është ai që duhet të jetë.

Por, njëkohësisht MSH ka mirëkuptim për të gjitha rastet ku duhet apo kërkohen investime kapitale.

Sidoqoftë, të gjitha të gjeturat do të shënohen në raportin përfundimtar, por monitorimi do të jetë i vazhdueshëm.

MSH konsideron se monitorimi duhet të vazhdojë edhe më tej dhe ngritja e higjienës të jetë prioritet i përditshëm krahas ngritjes së nivelit të shërbimeve në QKUK dhe në qendrat e tjera mjekësore

Monitorimi i higjienës në reparte dhe klinika të QKUK-së bëhet na baza ditore rreth zbatimit të masave për ngritjen e nivelit të higjienës në QKUK.

Elementet e kërkuara gjatë këtij monitorimi kanë të bëjnë kryesisht me elementet thelbësore nga lista e standarde për çështjet e higjienës dhe gjetja e elementëve kryesorë të cilat ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve brenda spitalore.

Pjesë e këtij monitorimi janë edhe institucione shëndetësore të niveleve të tjera në vend.