Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh apelon për mbajtje të vigjilencës kundër Gripit A H1N1

Ministria është e inkurajuar me vetëdijen e lartë që po tregojnë qytetarët duke zbatuar masat mbrojtëse dhe me punën e mirë që po bën personeli mjekësor i të tri niveleve, me qëllim të raportimit, diagnostikimit dhe mjekimit sa më korrekt të Gripit A H1N1.

Ministria rikujton së paraqitje me kohë te mjeku dhe trajtimi korrekt mjekësor shpëton jetërat e qytetarëve, prandaj, duke analizuar edhe të gjeturat e Grupit të ekspertëve për A H1N1, të cilat kanë konstatuar se nga 14 rastet që kanë përfunduar fatalisht, në 9 prej tyre virusi ka qenë shkaktar i drejtpërdrejt i vdekjes edhe si pasojë e lajmërimit me vonesë të sëmundjes, derisa 5 raste të tjera kishin sëmundje predispozuese, vlerëson se është e domosdoshme që masat e rekomanduara nga OBSH dhe nga institucionet e vendit të zbatohen në tërësi.

Sipas raporteve të fundit, të IKSHP-së, krahas 14 rasteve që kanë përfunduar fatalisht, numri i të konfirmuarve si pozitiv në A H1N1 në Kosovë është 295.
Ministria siguron qytetarët se ka bërë një furnizim shumë të mirë me medikamentin Tamiflu, ka ende mjaft vaksina që mund të merren dhe se aktivizimi i Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive brenda një afati optimal, do të ndihmojë shumë në ballafaqimin me pandeminë.

Ndërkohë, MSh është e inkurajuar nga fakti që zbatimi i masave ka ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga Virusi A H1N1.

Për MSH është e vlefshme jeta e secilit qytetar dhe secila vdekje konsiderohet si humbje, por me një angazhim të përbashkët, efektet negative të virusit mund të minimizohen.