Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh aplikon dokumentet dhe recetat e reja mjekësore

Me qëllim të lehtësimit të implementimit të këtyre dokumenteve Grupi i ekspertëve të MSh-së,  ka hartuar Dokumentin-Udhëzuesi mbi mënyrën e plotësimit të dokumenteve dhe recetave (Aneks i Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2010), i cili bashkë me Udhëzimin gjendet në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë: www.msh.rks-gov.net, dhe do t’u shërbej profesionistëve shëndetësor si referencë për plotësim korrekt të dokumenteve që përfshijnë këto dy Udhëzime Administrative.
Sipas nevojës do të mund të organizohen edhe trajnime për stafin shëndetësor, me qëllim të plotësimit sa më të mirë të dokumenteve të reja shëndetësore.
Institucionet shëndetësore do të furnizohen me dokumentet e reja shëndetësore nga dy operatorë ekonomikë të kontraktuar nga MSH-ja: “Litografia”- Gjakovë dhe “Europrinty”-Prishtinë, ndërkohë që MSH i ka njoftuar institucionet me mënyrat se si do të furnizohen me dokumentet e reja mjekësore.
Inspektorati Shëndetësor dhe Inspektorati Farmaceutik do të monitorojnë zbatimin dhe mënyrën e plotësimit të dokumenteve shëndetësore dhe recetave në sistemin shëndetësor.