Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh dhe Ambasada Amerikane diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, z. Nick Giacobbe dhe Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, znj. Zeinah Salahi.

 Në këtë takim, Ministri Latifi i ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe veçanërisht në përballjen me Covid-19.

 I ngarkuari me punë, z. Giacobbe ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.