Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh dhe Fondi Global bisedojnë për vazhdimin e programit të HIV/AIDS dhe TB-së

Prishtinë, 20 prill 2016 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim përfaqësuesit e Fondit Global të udhëhequr nga Znj. Gyongyver Jakab, menaxhere e portofolit të Fondit.

Në takim u diskutuan çështjet që ndërlidhën me vazhdimësinë e programit HIV/AIDS që janë të financuara nga Fondi Global.

Ministri Rrahmani i ka falënderuar përfaqësuesit e Fondit për zhvillimin dhe financimin e programit të HIV/AIDS dhe të TB-së, të zhvilluara në Kosovë.

“Vazhdimi i programeve të financuara nga Fondi të HIV/AIDS dhe TB, është me rëndësi të madhe dhe bartja e kompetencave të tyre nga Fondi Global te MSh, konsideroj se duhet të bëhen në mënyrë graduale ”, tha Ministri Rrahmani.

Znj. Gyongyver Jakab tha se është e pajtimit që bartja e këtyre kompetencave të bëhet në mënyrë graduale, dhe të fillohet atëherë kur MSh-ja e vlerëson një gjë të tillë, duke shtuar se tashmë Kosova ka kapacitete profesionale në këtë drejtim.

Ajo në fund tha se Fondi Global është i gatshëm që MSh-në ta ndihmojë edhe me programe të tjera në fushën e shëndetësisë që për qëllim kanë ruajtjen e shëndetit publik.