Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh dhe HANDIKOS diskutojnë për avancimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara

ra, nevojat, aktivitetet dhe sfidat e tyre.

Ministri Agani e ka njoftuar delegacionin e HANDIKOS-it me angazhimet e MSh-së në fushën e mbulimit të shërbimeve nga fusha e saj për këtë kategori, hapat e marrë për nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ për mbulimin me material të inkontinencës, shërbimet shëndetësore që ofrohen për ta, punët për ngritjen e një Qendre spinale që është preokupim i dy anshëm si dhe për projektet e përbashkëta që mund të zhvillohen, me qëllim që pozita e kësaj kategorie të përmirësohet.

Në takim, Ministri ka siguruar delegacionin që Ministria do të mbulojë përgjegjësitë e veta  për të krijuar lehtësimet e nevojshme dhe shërbimet që kësaj kategoria ia përmirësojnë kualitetin e jetës, derisa është diskutuar edhe ideja e një ligji për paraplegjikët dhe tetraplegjikët në Kosovë, duke analizuar përvojat e vendeve të tjera në këtë fushë.

“Puna me shoqërinë civile është shumë e rëndësishme, në segmentet e veprimit të përbashkët me qëllim që kjo kategori e qytetarëve të Kosovës, të ketë tretmanin e merituar”, tha Ministri Agani.