Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh dhe “Jeta-Vita” bisedojnë për aktivitetet e Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit

Prishtinë, 13 tetor 2017

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili priti sot në takim znj.Nafije Latifi, themeluese e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit.

Në këtë takim është biseduar për angazhimin e institucioneve dhe të “Jeta -Vita” për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes së kancerit, me theks të veçantë kancerin e gjirit.

Gjatë takimit janë këmbyer informacione me aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, rritjes së kapaciteteve për t’u mundësuar grave që në mënyrë permanente të kryejnë vizita diagnostike me ultratingull dhe mamograf, si dhe të zhvillohen aktivitete që për qëllim kanë informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Në takim u vlerësua se aktivitetet parandaluese ndikojnë edhe në mbijetesën e grave nga kanceri i gjirit dhe në këtë betejë të vështirë, por jo të pamundur, duhet të punojnë së bashku sektori qeveritar dhe ai jo qeveritar, me qëllim të arritjes së rezultateve pozitive.

Gjithashtu, në takim u bë e ditur se në përmbyllje të Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, do të mbahet manifestimi tradicional informativo – kulturor me moton: “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”, që sivjet mbahet për herë të dhjetë në Kosovë”.