Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh dhe JICA bashkëpunim në shëndetësi

Prishtinë, 10 mars 2016 

Sekretari i përgjithshëm i Ministrinë së Shëndetësisë Dr. Gani Shabani me zyrtarë të MSh-së, pritën sot një delegacion të Agjensionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA. Takimi kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë me theks të veçantë në investime në projekte të infrastrukturës.

Sekretari i Përgjithshëm ju shprehu mirëseardhjen në Republikën e Kosovës delegacionit nga Japonia respektivisht Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar, duke shprehur falënderim, që në kuadër të vizitës së tyre kanë zgjedhur të vizitojnë  Ministrinë e Shëndetësisë për të diskutuar për projektet  e infrastrukturës dhe për asistencën teknike që mund të ofrohen.

Ai tha se kontributi i Japonisë në ndërtimin e objekteve shëndetësore në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor, prej përfundimit të luftës e deri me sot, është për tu çmuar.

Përfaqësuesit e JICA  gjithashtu u njoftuan për situatën aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe procesin e reformave në shëndetësi.

Përfaqësuesit e JICA  njoftuan përfaqësuesit e MSH për mundësit e mbështetjes të këtyre projekteve si dhe vazhdimin e asistencës teknike për sektorin e shëndetësisë.