Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH dhe “Konsumatori” diskutojnë për Ligjin e ri të Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot në takim kryetarin e Organizatës “Konsumatori”, z. Selatin Kaçaniku me të cilin ka biseduar për reformat në shëndetësi me theks të veçantë në ndikimin që ky ligj do të ketë në ofrimin e shërbimeve për pacientët që janë konsumatorë të këtyre shërbimeve.
Ministri Agani ka vlerësuar se reforma shëndetësore që nis me Ligjin e ri të Shëndetësisë dhe që do të vazhdohet me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore dhe politikat e tjera, do të krijojë një realitet të ri në shëndetësinë e Kosovës, që për rezultat do të ketë shërbime dhe mbrojtje më të mirë shëndetësore për popullatën kosovare dhe financim të qëndrueshëm të sistemit.
Në këtë aspekt, ministri ka vlerësuar se është shumë i rëndësishëm për Ministrinë edhe zëri i konsumatorit.
Nga ana e tij, Z. Kaçaniku e ka falënderuar Ministrin për takimin si një shembull të mirë të fillimit të një partneriteti dhe ka premtuar se komentet e “Konsumatorit” do t’i ndihmojnë Projektligjit të shëndetësisë që të pasurohet më tej.
Ai ka mbështetur MSh-në në qëllimin e saj që përmes ligjit të ndalohet konflikti i interesit duke ndaluar që profesionistët mjekësor të punojnë në sektorin publik dhe në atë privat njëkohësisht.
Gjithashtu, në takim është arritur pajtimi që dialogu dhe partneriteti të vazhdojë dhe në të ardhmen dhe vlerësimi i konsumatorit rreth cilësisë së shërbimeve të ofruara, të jetë pjesë e rëndësishme për lidhjen e kontratave lidhur me shërbimet shëndetësore