Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshjen për vaksinat kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm z. Naim Bardiqi, kanë takuar sot Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barishiq.

Në takim, Ministri Vita ka njoftuar Ambasadoren Barishiq me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.

Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër Covid-19, të cilat Kroacia i jep Republikës së Kosovës në përkrahje vaksinimit kundër COVID-19.


Në këtë drejtim, Ministri Vitia i ka shprehur mirënjohen në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen konkrete në përballjen me Covid-19.

Ambasadorja Barishiq theksoi rëndësinë e zbatimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.