Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH dhe LUX Development mbajtën punëtori për SISH-in

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani e ka vlerësuar si të rëndësisë së veçantë nevojën e funksionalizimit të SISH-it, duke theksuar se një system shëndetësor funksional nuk mund të paramendohet pa një system të integruar të dhënash  të përditësuara.
Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, Ilir Tolaj,pasi prezantoi hapat e bërë në drejtim të SISH-it tha se MSH është e bindur se SISH-i i integruar do të jetë funksional në pilot institucionet brenda më pak se një viti, duke marrë parasysh përpjekjet e MSH-së me mbështetjen nga Projekti KSV/014, i mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut.
Prezantimin e hapave të deritanishëm në drejtim të Strategjisë së SISH-it e ka bërë dr. Afërdita Ademi, këshilltare profesionale në Lux Development.
Në punëtori kanë marrë pjesë profesionistë shëndetësore nga institucionet shëndetësore të gjitha komunave të Kosovës.