Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës organizojnë nesër, më 28 maj 2010 ( e premte) tryezën e rrumbullakët me temën: “Ngritja e kapaciteteve kërkimore – shkencore në shëndetësi – Zhvillimi i Shkollës së Shëndetësisë Publike në Kosovë”.
Në këtë tryezë do të jenë të pranishëm dhe do të marrin pjesë me diskutime
Dr. Bujar Bukoshi, Ministër i Shëndetësisë, Dr. Enver Hoxhaj, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dr. Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, Dr. Merita Berisha, Shefe e Katedrës së Mjekësisë Sociale, Udhëheqëse e studimeve të doktoratës, FM-UP, Prof. Ulrich Laaser, Universiteti i Bielefeld, Gjermani, Prof. Genc Burazeri, Public Health Research Network (PHR-Net), CAPHRI, Universiteti i Maastricht –it, etj.
Takimi fillon në ora 10.00 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet!