Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH dhe OBSH fillojnë hartimin e planeve të gatishmërisë dhe reagimit emergjent të spitaleve

Ky është aktiviteti i radhës për të përmirësuar gatishmërinë e sektorit të shëndetësisë për situata emergjente të të gjitha natyrave dhe po realizohet me përkrahjen e Dr. Marcel Dubouloz, ekspert i OBSh-së dhe Dr. Ilirjana Bajraktari, zyrtare profesionale për shëndetësi pranë Zyrës së OBSh-së në Prishtinë.

Punëtoria është mbështetur nga Ministri Agani dhe Dr.Skender Syla – shef i Zyrës së OBSh-së të cilët  kanë konfirmuar përkrahjen e të dyja insitutcioneve për përmirësimin e SHME duke përfshirë komponentën e gatishmërisë dhe reagimit emergjent.