Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh dhe OBSh mbajnë trajnim për Gripin A H1N1

Trajnimi do të fillojë më 31 gusht 2009, ndërsa implementimin e tij do të bëjë Asociacioni i  Mjekëve Familjarë të Kosovës (AMFK).

Në kuadër të këtij trajnimi që do të sponsorizohet nga OBSH dhe që do të zhvillohet në bashkëpunim me MSh-në dhe IKSHP-në, do të trajtohen çështjet e përgjithshme që kanë të bëjnë me Influenza A (H1N1), siç janë diagnostikimi i rasteve, menaxhimi klinik i tyre, komunikimi, legjislacioni, intervenimet jofarmaceutike, çështjet etike në trajtimin e rasteve të Gripit A H1N1 dhe tema të tjera, ndërsa pjesëmarrës në të, do të jenë epidemiologë, mikrobiologë, infektologë dhe ekspertë të tjerë të fushave të shëndetësisë publike.

Trajnimi do të zhvillohet në dy nivele: I pari ka të bëjë me trajnimin e 36 trajnerëve nga mjekët familjarë, ndërsa niveli i dytë -përcjellja e praktikave të fituara nga këta trajnerë te mjekët e tjerë familjarë të Kosovës.