Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh dhe “Project HOPE” afirmojnë bashkëpunimin sipas Memorandumit të bashkëpunimit

Me këtë Memorandum bashkëpunimi, MSh dhe PH janë pajtuar që të ofrojnë transportin dhe shërbimet e asistencës humanitare në formë të dhurimit të donacioneve farmaceutike dhe pajisjeve medicinale për shëndetësinë kosovare.

Pas takimit me ministrin, përfaqësuesit e Project Hope, në delegacionin e të cilit ishte edhe Katerina Takovska, drejtoreshë e Zyrës së këtij projekti në Shkup dhe menaxheri i programit Dalibor Tasevksi , kanë biseduar me anëtarë të kabinetit të Ministrit Bukoshi dhe përfaqësues të departamenteve të tjera për mënyrat e realizimit të marrëveshjes midis MSH-së dhe PH-së.