Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh dhe Save the Children aktivitet për Ditën e fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë (Divizioni për të Drejtat e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor DDQKSH) në bashkëpunim me Organizatën “Save the Children” dhe Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë organizuar një aktivitet humanitar me rastin e 1 Qershorit- Ditës së fëmijëve.

Udhëheqësja DDQKSH, Sanije Kiçmari tha se Klinika e Pediatrisë është përzgjedhur për këtë aktivitet, me qëllim të njoftimit të tyre për të drejtat që kanë fëmijët në kujdesin shëndetësor.

Dr. Muharrem Avdiu -Drejtor i Klinikës së Pediatrisë, shprehu falënderimin e tij në emër të klinikës për këtë aktivitet, i cili tregon kujdes ndaj pacientëve fëmijë. Ai po ashtu, i njoftoi të pranishmit për përkushtimin e stafit të klinikës për kujdes shëndetësor ndaj fëmijëve të sëmurë.

Gjatë këtij aktiviteti, fëmijëve në QKUK ju dhuruan 500 libra për ngjyrosje me përmbajtjen e neneve të Konventës së Drejtave të Fëmijëve, 400 pako të ngjyrave, të siguruara nga “Save the Children”.