Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH dhe SHSKUK pranojnë donacion farmaceutik prej 3.5 milionë dollarëve amerikanë, dhuratë e “Globus Relief” nga SHBA për shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 28. 04. 2016

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë sot pranim-dorëzimi zyrtar i një donacioni në vlerë prej 3.5 milionë dollarëve amerikanë, dhuratë e popullit amerikan për popullin e Kosovës, e realizuar nga  dhe i realizuar përmes Organizata jo-qeveritare amerikane “Globus Relief” dhe  Programit për Kosovë të  “Islamic Relief – Kosova”.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, duke falënderuar donatorin,  tha se ky donacion është ka një rëndësi të veçantë me që do të ju hyj në punë pacientëve kosovarë, ndërsa profesionistëve shëndetësor do t’u ndihmojë që shërbimet që i ofrojnë të jenë sa më cilësore.

Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, tha se ky donacion kryesisht me material të nevojshme shpenzuese, sipas vlerësimeve të para shumë kualitative, do të ndihmojë QKUK_në por edhe spitalet e tjera që të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve. Ai ka falënderuar “Globus Relief”, por edhe donatorët e tjerë, të cilët vetëm deri në këtë periudhë të këtij viti, kanë ndihmuar SHSKUK-në me donacione në vlera prej 4.5 milionë dollarëve amerikanë.

Menaxheri i Programit për Kosovë të  “Islamic Relief – Kosova”, z. Ramadan Berisha falënderoi MSh-në për bashkëpunim për të mundësuar që ky donacion i popullit amerikan të arrij në Kosovë dhe të jetë një mbështetje për profesionistët shëndetësor në punën e tyre dhe pacientët në nevojë.

Pas ceremonisë zyrtare të pranim dorëzimit, në të cilën mori pjesë edhe znj. Catherine J. Kim,  zyrtare për çështje shëndetësore në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, është vizituar Barnatorja Qendrore në QKUK për t’u parë nga afër donacioni i dhuruar, një pjesë e të cilat ka filluar t’u shpërndahet spitaleve për përdorim.