Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh dhe UNOPS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për fuqizimin e kapaciteteve kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve
(UNOPS), nënshkruan sot Marrëveshje për implementimin e projektit të përgjigjes emergjente
ndaj COVID-19nnënKosovë, që buron nga Marrëveshja e financimit me bankën e Këshillit të
Evropës.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua sot nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe
Z. Brendan Kieernan, shef i Zyrës së UNOPS-it për Kosovë.

Me këtë marrëveshje UNOPS-i do të implementojë pjesën infrastrukturore të “Zinxhirit të
ftohtë” që do të shërbeje për programin e imunizimit në tërësi në Kosovë dhe që do të ndikojë
në mbarëvajtjen e përgjigjes së përgjithshme ndaj COVID-19 në Kosovë.

Ministri Vitia dhe z. Kieernan, vlerësuan se bashkëpunimi midis MSh-së dhe partnerëve do të
fuqizojë kapacitetet e Kosovës për një përgjigje sa më gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19.