Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh diskuton me agjencionet e KB-së partneritetin për shëndetin e grave dhe fëmijëv

Ky projekt katërvjeçar që administrohet nga UNFPA dhe që ka vlerën 2.523.500 euro, të cilat i ka ndarë Qeveria e Luksemburgur ka për qëllim që në një periudhë katërvjeçare të arrije rezultate të mirë në përmirësimin e qeverisjes së sistemit shëndetësor në Kosovë dhe përmirësimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë. Projekti që është vijimësi e projektit të vitit 2007-2011 synon të realizohet në partneritet të plotë midis agjensioneve të Kombeve të Bashkuara, Ministrisë së Shëndetësisë dhe profesionistëve shëndetësor.

Doina Bologa, shefe e UNFPA-së në Kosovë,  tha se partneriteti në kuadër të këtij program është një shembull unik në rajon sa i përket bashkëpunimit në fushën e shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë dhe në këtë pikëpamje, ajo tha se agjencionet e OKB-së, do të jenë të përkushtuara për arritjen e atyre rezultateve të cilat janë paraparë të arrihen në periudhën katërvjeçare , duke punuar ngusht dhe me një sinergji të gjithë akterëve relevantë.

Ministri i Shëndetësisë, prof. dr. Ferid Agani ka përshëndetur angazhimin e agjencioneve të KB-ve në këtë projekt dhe i ka siguruar ato se MSh do të jetë partner i besueshëm në mënyrë që rezultatet e projektuara të reflektojnë në përmirësimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë.

Në këtë takim është prezantuar struktura  e koordinimit të projektit dhe draft plani i veprimeve, ndërsa është rekomanduar që të gjithë akterët që veprojnë në fushën për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës të riorganizohen në kuadër të një mekanizimi gjithëpërfshirës, në mënyrë që të arrihen objektivat e paraparë në Strategjinë Sektoriale Shëndetësore , në veçanti ato që kanë të bëjnë me shëndetin e grave dhe fëmijëve.