Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh diskuton me UNICEF-in e OBSH-në për forcimin e konceptit të Mjekësisë Familjare

Prishtinë, 25 mars 2016

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmai priti sot në takim Zëvendësshefin e Zyrës ë UNICEF-it në Kosovë, z. James Mugaju dhe konsulenten ndërsektoriale nga Zyra Regjionale e UNICEF-it, dr. Bettina Schwethelm, të shoqëruar nga zyrtarët vendorë në UNICEF e OBSH, dr. Agron Gashi e dr. Sami Uka.

Në këtë takim përveç vlerësimit që i është bërë konferencës “Përmirësimi i Mirëqenies së Nënës dhe Fëmijëve në Kosovë përmes Shërbimeve të Vizitave Shtëpiake”, mbajtur një ditë më parë në Gjilan, është biseduar për procesin e koordinimit midis partnerëve  për forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë nën lidershipin e MSh-ë; përforcimin e vizitave shtëpiake dhe vet konceptit të Mjekësisë Familjare në Kosovë, përkatësisht integrimin e këtyre shërbimeve brenda këtij koncepti; kostimin e shërbimeve të vizitave shtëpiake dhe rritjen  e performancës në Kujdesin Parësor Shëndetësor përmes motivimit të punonjësve shëndetësor.

Ministri Rrahmani ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë të MSh-ë me Zyrën e UNICEF-it dhe OBSH-ë në Kosovë, duke vlerësuar se përmes projekteve të përbashkëta dhe të koordinuara që para së gjithash forcojnë kapacitetin e Kujdesit Parësor Shëndetësor, MSh-ja po synon që të gjithë akterët në sektorin shëndetësor t’i bëjë pjesë aktive të reformës shëndetësore.