Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh diskuton për Covid-19 me kryetarët e komunave

Ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi kanë mbajtur sot një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.
U. D. Ministrja Gexha i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.
U. D. Ministrja Gexha dhe Ministri Krasniqi, falënderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pas parasysh se përballja me pandeminë COVID – 19, kërkon përkushtimin e të gjithëve në kapacitete maksimale.
Gjithashtu në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.