Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH e Kosovës dhe e Maqedonisë bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit në shëndetësi

Në këtë takim, u vlerësua se bashkëpunimi i deritanishëm midis Kosovës e Maqedonisë në shëndetësi ka qenë shumë i mirë dhe, në këtë kuptim, u diskutua për thellimin e këtij bashkëpunimi, që për rezultat do të kishte avancimin e shërbimeve shëndetësorë të dy vendeve në favor të pacientëve nga Kosova e Maqedonia.

Gjatë këtij takimi, në të cilin janë prekur tema të ndryshme me interes, u arrit pajtimi që grupet teknike të dy ministrive të krijojnë një agjendë të veprimeve të mëtejmë që ndihmojnë avancimin e bashkëpunimit dhe  të përgatitet takimi i dy ministrave, me qëllim që Marrëveshja e bashkëpunimit, e nënshkruar kohë më parë midis dy ministrive dhe fushat e paraparë të bashkëpunimit në të, të avancohen edhe më shumë.