Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh e OBSH diskutojnë opsione të reja për Shërbimet Emergjente Mjekësore

Komiteti Drejtues për Shërbime Emergjente Mjekësore ka mbajtur sot takimin e parë në Prishtinë, për t’i hapur rrugë kështu trajtimit sa më bashkëkohor të emergjencave mjekësore.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të OBSH-së, shefi i Zyrës së Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë Pierre Weber, drejtori i Qendrës Emergjente të QKUK-së  dhe drejtor të shërbimeve emergjente nga komunat e Kosovës dhe të Qendrës Emergjente të QKUK-së.

Në emër të ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush Gashi, ka folur këshilltari Skënder Berisha, i cili tha se MSh mbetet e përkushtuar thellë në avancimet gjithëpërfshirëse, duke u kushtuar vëmendje të veçantë emergjencave dhe zhvillimit të tyre. “Zhvillim që në vetë ngërthen ofrimin e trajtimit emergjent në të gjitha nivelet, edukimin e vazhduar profesional si dhe legjislacionin konform të arriturave të shëndetësisë aktuale dhe praktikave më të mira të shëndetësisë së përpunuar”, tha Berisha.

Shefi i Zyrës së Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber ka thënë se Qeveria e vendit të tij do të vazhdojë të mbështes avancimin e kujdesit emergjent në Kosovë.

Sergey Koryak nga OBSH ka bërë një prezantim lidhur me shërbimet emergjente në Kosovë, me ç’rast janë dhënë edhe propozime se si të avancohen këto shërbime, ndërkohë që pas këtij takimi, që ishte i pari i Komitetit Drejtues për Shërbime Emergjente Mjekësore.