Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh e QKUK nisin bashkëpunimin me Kerckhoff Klinik nga Gjermania

Detajet e bashkëpunimit që lidhen me fushën e kardiokirurgjisë, kardiologjisë invazive, sëmundjet e mushkërive, kirurgjinë torakale, onkologjinë, reumatologjinë, etj., do të specifikohen në Marrëveshjen e bashkëpunimit, dhe ato kanë për qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale për specialistët kosovarë, sub-specialistët dhe nivelin e infermierisë përmes programeve të përbashkëta të organizuara midis QKUK-së dhe Kerckhoff Klinik.
Ministri Agani, drejtori i QKUK-së, Gashi dhe kryeshefi i Kirurgjisë Torakale –Onkologjike në Kerckhoff Klinik, Beqiri, e cilësuan këtë bashkëpunim si një fillim të mbarë që do të mundësojë avancimin e disa shërbimeve në Kosovë, nga të cilët do të përfitojnë pacientët kosovarë.