Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh fillon bashkëpunimin me Spitalin Evropian të Syve

Në shenjë të fillimit të bashkëpunimit konkret me MSh-në , ky spital ka shprehur gatishmërinë që të kuroj dhjetë pacientë kosovarë falas nga fusha e Oftalmologjisë, pesë prej të cilëve kanë udhëtuar dje për mjekim në Shkup.
Ministri Agani ka shprehur zotimin për një bashkëpunim të ndërsjellë me këtë spital turk,  ndërsa grupit të parë të pacientëve që dje udhëtuan për trajtim mjekësor, u ka dëshiruar mjekim të shpejtë dhe i ka siguruar se MSh po punon që në institucionet vendore, sa më parë të ofrohen edhe ato shërbime, për të cilat pacientët kosovarë ende shkojnë për mjekim jashtë vendit.
Nga ana e tij, drejtori i Spitalit Evropian të Syve me seli në Shkup,  Faruk Semiz, ka siguruar grupin e pacientëve se të gjitha shërbimet që lidhen me sëmundjen për të cilën do të trajtohen do t’i kenë falas, ndërsa spitali mbetet i hapur për bashkëpunim edhe me institucionet e tjera shëndetësore në Kosovë dhe popullatën në nevojë.