Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh fillon shpërndarjen e Regjistrit të Barnave për Kujdesin Parësor Shëndetësor

Në Ministrinë e Shëndetësisë ka filluar sot shpërndarja e Regjistrit të Barnave për nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Ditë më parë, në MSH është bërë promovimi i këtij regjistri, që përmban barnat e regjistruara në Republikën e Kosovës, ndërsa nga sot, MSh ka filluar që qendrave të Kujdesit Parësor Shëndetësor t’ua shpërndajë këtë regjistër, në mënyrë që ai të jetë në përdorim të mjekëve familjar.
Pas marrjes së 65 ekzemplarëve të Regjistrit të Barnave nga Komuna e Podujevës, edhe komunat e tjera pritet që t’i marrin ekzemplarët e dedikuar për ta, si pjesë e numrit prej 700 kopjeve të regjistrave, të cilat MSH i ka siguruar për nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor.