Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh finalizoi Listën e pyetjeve për testin kualifikues për specializime

Bordi Qendror për Edukim Specialistik Pasdiplomik (BQESP) i Ministrisë së Shëndetësisë, ka përfunduar grumbullimin, sintetizimin dhe sistematizimin e pyetjeve të dërguara nga Komitetet Specialistike dhe Katedra e Fakultetit të Mjekësisë, për testin kualifikues për kandidatët për specializime.

Prandaj, kandidatët të cilët kanë konkurruar në konkursin e shpallur për specializime nga Ministria e Shëndetësisë, që nga sot, e martë (29. 03. 2011) listën e pyetjeve mund ta shkarkojnë nga web faqja e Ministrisë së Shëndetësisë:
www.msh.rks-gov.net

Provimi kualifikues do të mbahet pas 2-3 javësh, pasi në ndërkohë, kandidatëve u jepet kohë që të përgatiten.
Për datën e saktë të mbajtjes së provimit kualifikues, Ministria do t’i njoftojë me kohë kandidatët.