Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH furnizon institucionet publike shëndetësore me barna dhe material shpenzues sipas planifikimeve

Prandaj, furnizimi me material për Kardiologji Invazive, është bërë në bazë të planifikimit paraprak të kryer nga ekspertët e kësaj lëmie si dhe në bazë të kërkesës së Klinikës Interne për furnizim me këtë material.

E tërë kjo , me qëllim të funksionalizimit të shërbimeve nga kardiologjia invazive, shërbim ky i trajtuar si prioritet i veçantë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sa u përket pohimeve se “ka sasi të mjaftueshme” të këtij lloji të kontrastit, MSh sqaron se ky produkt, përdoret edhe nga Klinikat dhe repartet e tjera në QKUK dhe sasia e dërguar është plotësisht në përputhje me planifikimin dhe kërkesën që MSh-së i është bërë nga Klinika Interne që është pjesë e QKUK-së.

MSH mirëpret koordinimin më të mirë midis vet strukturave të QKUK-së me rastin e planifikimeve dhe kërkesave për barna dhe material shpenzues, ndërsa sqaron se produktet e dërguara, kanë afat të gjatë të përdorimit dhe duhet të vihen në funksion.

Gjithashtu, MSH, me qëllim të kryerjes së punëve në mënyrë sa më praktike si dhe me qëllim të sqarimit të plotë të rastit në fjalë, ka formuar një Komision të veçantë që do ta bëjë verifikimin në detaje të furnizimit të QKUK-së nga ana e Depos Qendrore, përfshirë këtu edhe rastin e kontrastit , të dërguar në Barnatoren Qendrore të QKUK-së nga MSh më 15. 10. 2010.