Në këtë aspekt, është folur për çështjen e trajtimit të invalidëve të luftës jashtë vendit, çështjen e ngritjes së kapaciteteve të reja që kanë të bëjnë me sigurimin e një programi të qëndrueshëm për prodhimin e protezave për invalidët si dhe programe të tjera me interes për këtë kategori të shoqërisë.
Palët e kanë vlerësuar pozitiv bashkëpunimin e deritanishëm dhe janë pajtuar për vazhdimin e takimeve me qëllim të ruajtjes së partneritetit dhe avancimit të tij në interes të lehtësimit të brengave për kategoritë e dala nga lufta.