Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh ka krijuar transparencë të plotë për Listën Esenciale

Sikurse në hartimin e Listës Esenciale aktuale, edhe gjatë krijimit të Listës së re esenciale, Ministria u ka dhënë kompetencë të plotë vetë ekspertëve të QKUK-së dhe qendrave të tjera mjekësore që ta sajojnë një listë sa më përmbajtësore dhe të realizueshme, ndërsa përmes mekanizmave të saj, si Inspektorati Shëndetësor, MSh ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që Lista të jetë e vendosur në vende të dukshme në institucionet shëndetësore që nuk kërkon ndonjë investim, por vetëm kujdes dhe vullnet për ta bërë këtë.

Një shembull autentik i zbatimit të këtij rekomandimi është shembull Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ku drejtuesit e saj kanë vendosur listën në mure të dhomave të mjekimit dhe si pacientët, ashtu edhe familjarët mund ta shohin se cilat barna janë në Listën Esenciale e cilat jo.
Shembuj të tilla ka edhe në institucione të tjera shëndetësore të vendit dhe MSh i inkurajon ato që këtë ta bëjnë në mënyrë të vazhduar me qëllim të ngritjes së mëtejme të transparencës së menaxhimit të barnave nga kjo listë.