Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh: Kontratat për barna janë bërë sipas Ligjit të Prokurimit Publik

Duke shikuar vlerën totale për 117 artikuj të krahasuar (sasia 6 mujore e planifikuar e barnave nga MSH), vlera totale e çmimeve furnizuese të MSh-së për gjashtë muaj është 3.341.413 euro, ndërsa nëse u referohemi çmimeve të BNF-it, po për këta artikuj, shuma totale është 11.893.914 euro. Nga kjo rezulton se në bazë të çmimeve të krahasuara me BNF nga Komisioni për planifikim të furnizimeve me barna, MSh është më e lirë për 8.555.501 euro.

Ndërsa, sipas Komisionit, 16 artikuj të tjerë janë më të shtrenjtë se çmimet e BNF-it për 300 mijë euro.
Gjithashtu, edhe këto barna janë blerë  në përputhje me Ligjin e Prokurimit dhe kriter ka qenë çmimi më i lirë i ofruar nga ofertat e pranuara dhe përzgjedhja është bërë nga oferta më e lirë sipas tregut farmaceutik në Kosovë.

Kontratat për furnizime me barna do të vazhdohen në përputhje me procedurat e parapara në Ligjin e Prokurimit Publik, nevojat e institucioneve shëndetësore, kurse prioritet i MSh-së do të jetë vazhdimisht sigurimi i një furnizimi të  qëndrueshëm me barna për institucionet shëndetësore, sipas buxhetit në dispozicion.