Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh mbajti mbledhje komemorative për dr. Ismet Abdullahun

Dr. Pashk Buzhala, shef i Divizionit të Shëndetit Publik në MSh, tha se roli i dr. Ismet Abdullahut ishte shumë i madh pas luftës në organizim të shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë, ku me një profesionalizëm të pashoq udhëhoqi Qendrën e Shëndetit Mendor në Ferizaj.

“Për Ministrinë dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë ministri, mbeten të pashlyera kujtimet për punën e madhe që prej vitit 2002 deri me 2008, dr. Ismeti kreu në detyrën e shefit të Zyrës për Shëndet mendor në Ministrin e Shëndetësisë, punë të cilën e kryen pothuaj tërësisht në mënyrë vullnetare”, tha Buzhala.

Dr. Ismet Abdullahu u lind në Ferizaj me 13 korrik 1953 dhe ishte mjeku i parë shqiptar në Ferizaj që ka kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Specializimin e mbaroi në QKU të Zagrebit në degën e Neuropsikiatrisë.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë.