Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH ndihmon ndërtimin e QKMF-së në Skenderaj

01.04.2014

 Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, nënshkroi sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura për financimin e projektit: “Ndërtimi i QKMF-së në Skenderaj”

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përkrahja financiare nga ana e MSh-së në ndërtimin e QKMF-së në Skenderaj.

Sipas kësaj Marrëveshje, MSH do të investojë në ndërtimin e QKMF-së me 1.100.000 euro, kurse Komuna e Skenderajt me 187.000 euro

Nënkryetari i komunës së Skenderajt z. Nura, falënderoi MSH-në, për nënshkrimin e kësaj marrëveshje që ka qëllim mbështetjen financiare për ndërtimin e QKMF-së në këtë Komunë.

Ngritja e kësaj QKMF-je do t’i ndihmojë popullatës së kësaj komune në marrjen e shërbimeve shëndetësore më cilësore dhe në kushte shumë më të mira.