Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh ndihmon SR të Mitrovicës për funksionalizimin e traktit operativ

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë të marrëveshjes së arritur në mes të drejtorëve të QKUK-së, SR Mitrovicë dhe Spitalit të Vushtrrisë, në një takim të mbajtur sot më 1 nëntor 2011 ka lëshuar një urdhërese ku QKUK urdhërohet që të dërgojë çdo ditë 2(dy) kirurgë dhe 2(dy) anesteziologë për kujdestari në SR të Mitrovicës.

Ndërkaq,  Spitali i Vushtrrisë urdhërohet që të ketë në gatishmëri të përhershme ekipin e përbërë nga kirurg dhe anesteziolog për ndihmë SR të Mitrovicës sipas nevojave që do të paraqiten në këtë spital.

Një vendim i tillë është marrë sot pas një takimi të përbashkët midis Sekretarit me Drejtorin e QKUK-së, Njazi Gashi, drejtorët e SR të Mitrovicës, Agim Peci, Spitalit të Vushtrrisë Vedat Mulaku dhe drejtorëve të Klinikës së Anesteziologjisë Nehat Baftiu dhe atij të Kirurgjisë, Mehmet Maxhuni.