Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh nënshkroi kontratë me Medcenter nga Hungaria për funksionalizimin e Institutit të Onkologjisë

 

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot me kompaninë Medcenter nga Hungaria “Kontratën për Funksionalizimin e Institutit të Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Qëllimi i kësaj kontrate është që Instituti i Onkologjisë të jetë plotësisht funksional dhe të ofroj shërbime shëndetësore cilësore nga lëmi i Radio-onkologjisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Kontrata parasheh objektivat të cilat do të përmbushen nga kompania e kontraktuar, kohëzgjatjen e projektit, kriteret profesionale dhe stafin që do të angazhohet nga kjo kompani për ofrimin e shërbimeve të radio-onkologjisë, bashkë me planin dinamik të implementimit të radio-onkologjisë.

Projekti do të zgjasë 12 muaj, ndërsa vlera e kontratës është 268.200 euro.