Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me Caritas Kosova

Ministri Agani tha se Marrëveshja tregon përkushtimin e MSh-së për bashkëpunim me shoqërinë civile me qëllim që të sigurohen shërbime për pacientët kosovarë, ndërkohë që Ministria është duke punuar që në vend të ofrohen edhe ato shërbime që deri tash nuk kanë mundur të ofrohen.
“MSh do të mbështes fuqimisht çdo iniciativë humanitare që i kontribuon rritjes së mirëqenies dhe shëndetit të popullatës”, tha Ministri Agani.
Nga ana e tij, Don Viktor Sopi, shprehu falënderimin e tij për gatishmërinë e MSh-së që të nënshkruajë këtë marrëveshje bashkëpunimi.
“Caritas Kosova që është pjesë e Caritasit evropian nuk mund të bëjë asgjë pa mbështetjen edhe të institucioneve.  Në këtë aspekt, Ministri Agani ka treguar një ndjeshmëri të madhe për t’iu përgjigjur iniciativës dhe për t’i ndihmuar pacientët në nevojë”, theksoi ai.