Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me Institutit Federal Gjerman (BfArM)

                     
Procedurat që rregullojnë njohjen e njëanshme dhe autorizimi pasues në Kosovë për marketing të produkteve medicinale për përdorim human që janë  njohur në mënyrë të njëanshme do të përcaktohen në një udhëzim e posaçëm administrativ të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, i cili është nënshkruar nga Zëvendësministri i Shëndetësisë, Nemanja Vujoviq.
Zëvendësministri Vujoviq tha se marrëveshja e nënshkruar , do të krijojë lehtësi të mëdha në procedurat e lëshimit të autorizimeve për marketing të produkteve medicinale  për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.
“Në këtë mënyrë, do të zgjerohet edhe numrin e produkteve mjekësore, të cilat do të mund të jenë në shërbim të pacientëve kosovarë”, tha Vujoviq.
Kurse, Hans Buchwald tha se marrëveshja e nënshkruar tregon për një storie të suksesshme të bashkëpunimit midis BfArM dhe MSH-së e AKPM-së në kuadër të “EU Twinning Project –Mbështetja e Sektorit Shëndetësor-Ngritja e kapaciteteve të Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore”.
Ai tha se marrëveshja mbështet AKPM-në që t’i arrijë standardet e BE-së në fushën e barnave dhe pajisjeve mjekësore si dhe të ofrojë e promovojë shërbime të plota  në këtë sektor.
Marrëveshja është vlerësuar si shumë e rëndësishme për shëndetësinë edhe nga Sekretari Permanent i MSh-së, Ilir Tolaj dhe krye-shefi i AKPM-së, Jeton Shala.
Me këtë marrëveshje, rreth 43.000 produkteve të cilat kanë autorizim marketingu të lëshuar nga BfArM u do t’u njihet autorizim marketingu për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.