Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Augsburg nga Gjermania

Ministria e Shëndetësisë e Republikës nënshkroi sot Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Augsburg , Spitali i Mësimit Ludwig – Maximilians – Univeziteti – Mynih  të Gjermanisë.

Kjo marrëveshje do të rris mirëkuptimin reciprok dhe të miqësisë dhe për të përmirësuar zhvillimin reciprok dhe bashkëpunim afat-gjatë të dyja palëve mbi bazën e respektimi të parimit të barazisë , ndershmërisë vullnetit të lirë  për çështje të bashkëpunimit në çështjet shëndetësore.
Marrëveshja e cila u nënshkrua nga Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe Olaf Ëalter, drejtor i Spitali të Mësimit Ludwig – Maximilians të Univezitetit të Mynihut.
Marrëveshja e bashkëpunimit nënkupton shkëmbimi i informacionit dhe përvojës lidhur me strukturat e organizimit dhe reformës  së mundshme brenda shërbimit shëndetësor në Republikën e Kosovës dhe në Gjermani/Bayern, ndërsa bashkëpunimi ka të bëjë me shkëmbimin e përvojës dhe asistencës në fushat si: Mbështetja e masave që sigurojnë shëndet të mirë dhe kujdesit para- trajtimit; Sëmundja e zemrës; Telemjekësisë;Sëmundjen e  Kancerit; Sëmundje të veshkave; Endoskopi në kirurgji; Sigurim i cilësisë; Skemat e trajnimit për mjekët dhe motrat
dhe trajtim In- Out – i pacienteve ne kliniken Augsburg.

Ministri Agani tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje i kontribuon procesit të reformave dhe avansimit të shërbimeve shëndetësotre në Kosovë dhe fuqizon edhe më tepër bashkëpunimin Kosovë-Gjermani në shëndetësi, duke llogaritur ndihmën dhe bashkëpunimin e Gjermanisë edhe në themelimin e Odës së Mjekëve në Kosovë.

Z. Olaf Walter, nga ana e tij, e vlerësoi lart fillimin e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se delegacioni i ryesuar prej tij jënë në Prishtinë që të identifikojnë fushat e bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta të cilat do të zhvillohen hap pas hapi.
Kurse dr. Michael Bayer nge delegacioni gjerman dhe tehemelues i Kardiokirurgjisë në Ulm të Gjermanisë theksoi gatishmërinë për të kontribuar në fushën e kardiokirurgjisë në ngritjen dhe trajnimin e kuadrit që punon në këtë lëmi, sikur janë ndihmuar shtete të tjera si Bullgaria.

Marrëveshja e nënshkruar do të jetë e vlefshme për 2 vjet me mundësi të zgjatjes së mëtejmë.