Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me pesë spitale private të Kosovës

Kjo marrëveshje, do të nënshkruhet nw tw ardhmen edhe me ato spitale që do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime shëndetësore që aktualisht nuk ofrohen në sistemin publik shëndetësor dhe që i plotësojnë kushtet e kërkuara në Udhëzimin Administrativ 03/2010 Trajtimi Mjekësor jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.
Marrëveshja, në emër të MSH-së është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm dr. Ilir Tolaj, i cili e ka vlerësuar këtë si një hap të ri drejt besimit dhe bashkëpunimit me spitalet private të vendit për të ofruar shërbime për qytetarët e vendit brenda Kosovës, ndërsa për spitalet private, kanë nënshkruar përfaqësuesit e tyre.
Marrëveshja vlen për gjashtë muaj me mundësi të vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë, duke respektuar obligimet që për palët dalin nga legjislacioni në fuqi në Republikën e Kosovës.