Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”

Prishtinë, 02.05.2014

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, të kryesuar nga z. Agim Rexhepi.

Ministri Agani e vlerësoi lartë  kontributin profesional të shoqatës,  për ngritjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pa dyshim se puna juaj ka qenë faktor i rëndësishëm i fuqizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve Kosovës dhe SHBA, dhe marrëveshja që e nënshkruam sot, është rezultat i punës së palodhshme që keni bërë gjatë këtyre viteve të punës së shoqatës suaj”,  tha ministri Agani.

Z. Rexhepi tha se është kënaqësi e tij dhe shoqatës që përfaqëson, për të kontribuar në Kosovë e veçanërisht të ketë bashkëpunim me një ministër që ka bërë reforma të mëdha në shëndetësinë kosovare.  “Për çka do të jetë e angazhuar në të ardhmen edhe shoqata të cilën e drejtoi”, tha ai.

Me Marrëveshje parashihet qasje të Shoqatës në arsim, reformën shëndetësore, vlerësimin dhe kujdesin klinik, aty ku e parasheh të arsyeshme ministria, bashkëpunimin midis Qendrave dhe Instituteve ku Shoqata ka qasje për hartimin e projekteve, vizita në Kosovë të ekspertëve dhe personelit me të cilët Shoqata bashkëpunon, në vijim të përpjekjeve të planifikimit etj.