Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Evropian të Syve

Në ceremoninë e nënshkrimit Sekretari Tolaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis MSh-së dhe këtij spitali, duke theksuar se ky është spitali i parë i jashtëm me të cilin nënshkruhet një marrëveshje e tillë, e cila do t’u mundësojë pacientëve kosovarë që të marrin disa lloje të shërbimeve shëndetësore oftalmologjike me kushte të mira në një spital të besueshëm, ndërkohë që drejtori i këtij spitali, Faruk Semiz tha se ky spital deri tash ka trajtuar falas një numër të konsideruar të pacientëve kosovarë dhe rezultatet kanë qenë shumë të mira edhe në raste të cilat deri para intervenimeve janë dukur të pashpresa.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, delegacioni i European Eye Hospital është pritur edhe nga Ministri i Shëndetësisë, Dr. Ferid Agani, para të cilit përfaqësuesit e këtij spitali turk me seli në Shkup janë zotuar se do të trajtojnë pacientët kosovarë me korrektësinë më të madhe.