Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimii me “Instituto Giannina Gaslini” të Italisë

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Ferid Agani ka falënderuar institutin italian për bashkëpunim dhe ka çmuar kontributin që ky institut ka dhënë viteve të fundit për mjekimin e pacientëve kosovarë përmes kontingjentit italian të KFOR-it, që janë mjekuar në disa njësi të këtij instituti.

Marrëveshja ndër të tjera parasheh edhe përmirësimin e aftësive të profesionistëve shëndetësor nga Kosova në fushën e kardiologjisë diagnostike, të kardiologjisë invazive  si dhe trajtimin e pacientëve nga Kosova në këtë institut me probleme të kardiologjisë, kirurgjisë kardiake, onkologjisë, ortopedisë, etj.

Instituti “Instituto Giannina Gaslini” është një qendër ndërkombëtare e kujdesit terciar, ky kryhen shërbime të kujdesit shëndetësor, hulumtime dhe aktivitete trajnimi, që janë thelbësore për të garantuar dhe për të ruajtur përsosmërinë e shërbimeve për pacientët pediatrikë.

Pas nënshkrimit, kjo marrëveshje preliminare bëhet e plotfuqishme menjëherë pas ratifikimit të saj nga Këshilli Administrativ i institutit italian.