Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh nënshkroi UA për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës u nënshkrua Udhëzimi Administrativ, Programi Për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (PTMJISHP) Nr. 03/2010. 

Ky UA i nënshkruar nga zëvendësministri Nemanja Vujoviq ka për qëllim të ofrojë ndihmë mjekësore qytetarëve të Kosovës për sëmundjet të cilat aktualisht nuk mund të trajtohen në institucionet publike  shëndetësore.

Me fillimin e aplikimit të këtij Udhëzimi, do tu mundësohet Institucioneve Shëndetësore Private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë që të konkurrojnë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, të cilat nuk ka mundësi të ofrohen për momentin në sistemin publik shëndetësor.

Sipas këtij udhëzimi,  Ministria e Shëndetësisë, do të lidh kontrata me ato institucione private që ofrojnë shërbime me çmime më të volitshme.

Qëllimi i zbatimit të UA për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore
është që mjetet që harxhohen për shërbimet që aktualisht janë deficitare në institucionet publike, të mos shkojnë jashtë vendit, por të derdhen në Kosovë .

Prioritete për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike duhet të jenë: aplikuesit deri në moshën 25 vjeçare, aplikuesit e përfshirë në skemën e asistencës sociale dhe invalidët e luftës.