Prishtinë, 03 prill 2014
Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, nënshkroi sot, Marrëveshje Bashkëpunimi me drejtorin e shoqatës “Klubi Dëshira” z. Nusret Shillova.
Ministri Agani e vlerësoi punën që kjo shoqatë e ka bërë deri më tani me personat me probleme mendore e intelektuale, duke e motivuar këtë shoqatë për punë të mëtutjeshme, me qëllim të ndihmës ndaj kësaj kategorie të njerëzve.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të bashkëpunimit në mes MSh-së dhe Shoqatës për mbështetje, trajtim të mëtejmë dhe përkujdesje gjatë qëndrimit ditor, njëherit të krijojë kushte dhe ambient ku personat me aftësi të kufizuara mendore-intelektuale, përmes aktiviteteve të ndryshme rehabilituese dhe resocializuese të jenë pjesë integruese e shoqërisë.
Kjo shoqatë merret me rehabilitimin e personave me probleme mendore-intelektuale.