Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin “Hygeia –Tiranë”

Drejtori i Spitalit “Hygeia-Tiranë”, z. Kopsidis, është zotuar se spitali do të ofrojë sipas marrëveshjes shërbime kualitative për pacientët kosovarë në fusha të caktuara dhe se trajtimi i pacientëve nga Kosova do t’i përmbush standardet e cilësisë së shërbimeve , duke u përkujdesur për këë me staf profesional dhe teknologjinë më të avancuar në fushat mjekësore.
MSh dhe “Spitali Hygeia Tiranë” do të bashkëpunojnë në  pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, ndërsa MSh në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2012, do të bëjë identifikimin dhe kompensimin financiar të pacientëve,  të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet  shëndetësore të Kosovës.
Spitali ndërkaq, do t’i trajtojë trajtoj përfituesit e shërbimeve shëndetësore bazuar në rezultatet bashkëkohore mjekësore, sipas parimeve të mjekësisë së mbështetur në të dhëna shkencore, dhe sigurisë së pacientit dhe do t’i raportojë MSh-së për të gjitha procedurat e aplikuara diagnostike dhe terapeutike, ecurinë klinike, si dhe koston e trajtimit sipas procedurave të aplikuara për pacientët që në këtë spital do të trajtohen sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2012.